Chelsea fiton Europa League! Arsenali i shqiptarëve pa trofe e jashtë Championsit

Futboll

Chelsea fiton Europa League! Arsenali i shqiptarëve pa trofe e jashtë Championsit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2019 Në ora: 21:45
Hazard e Jorginho festojnë

(E plotësuar)  - Chelsea fiton trofeun e Europa League, pasi që në finale e mposhti me rezultat bindës 4:1 Arsenalin, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Olympic” në Baku të Azerbajxhanit.

Image

Finale atraktive mes skuadrave angleze,  që të dyja nga Londra, por Chelsea u tregua më kërkuese, sidomos në pjesën e dytë, kur erdhën në shprehje cilësitë e sulmuesve, veçmas të Eden Hazard e Oliver Giroud!

Image

Lojë e madhe e Chelseat, duke e përmbyllur edicionin në mënyrë më të mirë të mundshme, dhe në anën tjetër zhgënjim i madh për Arsenalin, lere që mbeten pa trofe por edhe jashtë Champions League. Sepse fitimi i Europa League ia siguronte edhe biletën për garat e ardhshme të Champions League. Një pjesë e parë pa gola por e dyta me pesë gola të shënuar që vërtet ka qenë një spektakël ashtu si i ka hije një finale të madhe.  Mesfushori nga Kosova, reprezentuesi i Zvicrës, Granit Xhaka, lëshoi fushën i zhgënjyer, kurse Shkodran Mustafi qëndrojë në bankë.  Golat për Chelseat i realizuan: Giroud (49’), Pedro (60’), Hazard (65’-nga penalltia e 72’) dhe për Arsenalin Iwobi (69’).

Image

Chelsea-Arsenali 4:1
Stadiumi “Olympic”, Baku).
Gjyqtar: G. Rocchi G. (Italia).
Shënues: Giroud (49’), Pedro (60’), Hazard (65’-nga penalltia e 72’)-Iwobi (69’).
Kartonat e verdhë: Christensen.
Chelsea: Arrizabalaga, Azpilicueta, Christensen, Luiz, Emerson, Kante, Jorginho, Kovaçiç (Barkley 76’), Pedro (Willian 71’), Giroud dhe Hazard (Zappacosta 89’).
Arsenali: Cech, Sokratis, Koscielny, Monreal (Guendouzi 67’), Maitland-Niles, Torreira (Iwobi 67’), Xhaka, Kolasinac, Ozil (Willock 77’), Lacazette dhe Aubameyang.

88' Mjaft raste te Arsenalit por pa konkrezim.

79' Chelsea e ndajnë pak minuta nga festa e madhe, kurse Arsenali është në zhgënjim. Willian pafat.

72' Chelsea nuk lejon që t'i rrezikohet fitorja, Hazard shënon golin e dytë personal të tij dhe të epërsisë 4:1.

69' Nuk kishte dy minuta që u fut në lojë por që rezultoi shumë i suksesshëm Alex Iwobi. Ai nga rreth 17-18 metra shënoi gol të bukur për Arsenalin dhe ngushton rezultatin në 3:1.
Chelsea-Arsenali 4:1
Stadiumi “Olympic”, Baku).
Gjyqtar: G. Rocchi G. (Italia).
Shënues: Giroud (49’), Pedro (60’), Hazard (65’-nga penalltia 72') - Iwobi (69’).
Kartonat e verdhë: Christensen.
Chelsea: Arrizabalaga, Azpilicueta, Christensen, Luiz, Emerson, Kante, Jorginho, Kovaçiç, Pedro (Willian 71’), Giroud dhe Hazard.

65' Eden Hazard me saktësi nga penaltlia dhe thellon epërsinë në 3:0.

Chelsea-Arsenali 3:0
Stadiumi “Olympic”, Baku).
Gjyqtar: G. Rocchi G. (Italia).
Shënues: Giroud (49’), Pedro (60’), Hazard (65’-nga penalltia).
Chelsea: Arrizabalaga, Azpilicueta, Christensen, Luiz, Emerson, Kante, Jorginho, Kovaçiç, Pedro, Giroud dhe Hazard.
Arsenali: Cech, Sokratis, Koscielny, Monreal (Guendouzi 67’), Maitland-Niles, Torreira (Iwobi 67’), Xhaka, Kolasinac, Ozil, Lacazette dhe Aubameyang.

64' Maitland-Niles shkakton penallti, pasi që e pengoi Pedron.

60' Hazard me intelegjencën e tij për mrekulli asiston deri te Pedro i cili nga afërsia godet më të parën dhe shton epërsinë në 2:0 te Chelsea, e cila është shumë afër trofeut.
Chelsea-Arsenali 3:0
Stadiumi “Olympic”, Baku).
Gjyqtar: G. Rocchi G. (Italia).
Shënues: Giroud (49’), Pedro (60’), Hazard (65'-nga penalltia).
Chelsea: Arrizabalaga, Azpilicueta, Christensen, Luiz, Emerson, Kante, Jorginho, Kovaçiç, Pedro, Giroud dhe Hazard.
Arsenali: Cech, Sokratis, Koscielny, Monreal, Maitland-Niles, Torreira, Xhaka, Kolasinac, Ozil, Lacazette dhe Aubameyang.

52’ Arsenali në presion, sepse në rast të humbjes lere që mbetet pa trofe por edhe jshtë garave të Champions League.
Chelsea-Arsenali 1:0
Stadiumi “Olympic”, Baku).
Gjyqtar: G. Rocchi G. (Italia).
Shënues: Giroud (49’).
Chelsea: Arrizabalaga, Azpilicueta, Christensen, Luiz, Emerson, Kante, Jorginho, Kovaçiç, Pedro, Giroud dhe Hazard.
Arsenali: Cech, Sokratis, Koscielny, Monreal, Maitland-Niles, Torreira, Xhaka, Kolasinac, Ozil, Lacazette dhe Aubameyang.

49' Olivier Giroud hesht Arsenalin. Emerson për bukur jashtë 16-shit, harkon dhe Giroud nga rreth 10-11 metra godet bukur me kokë dhe e lë të habitur portierin Cech, 1:0.

47' Atmosferë madhështore në Baku, dy skuadra angleze, nga Londra luftojnë për trofeun e Europa League.

Image

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.
 Në minutën e 28-të, mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka hodhi një goditje si raketë, por për fat të mirë të portierit të Chelseat, Arrizabalaga, topi pothuajse për disa sentimetra shkoi mbi portë. Kjo ishte goditja më e rrezikshme dhe gati sa shtangu të kaltrit.  

44’ Lojë e luftuar, por edhe me raste, por deri me tash portierët qoftë të njërës palë qoftë të pales tjetër janë në nivelin e lartë.

39' Kombinim fantastik dhe Olivier Giroud nga rreth 16 metra godet fortë mezi e mbrojti portieri Cech dhe Monreal e dërgon topin në korrne.

38' Lojë vërtet mjaft e mirë, te dyja ekipet japin maksimumin, Xhaka luan shumë mirë dhe është angazhues, kërkon që të arrijë suksese me ekipin e tij.

36' Kolasinac me shumë zgjuarësi goditi brenda 16 shit, por portieri i Chelseat grushton topin dhe shpëton portën e tij.

Image

34' Emerson brenda 16-shit dhe në pozitë ideale por portieri Cech shpëtoi portën e Arsenalit.

31' Chelsea shton presionin në drejtim të portës së Arsenalit. Finale angleze në Europa League.

28" Granit Xhaka nga rreth 25 metra gati shënoi, por për fat të keq të tij topi shkoi për disa centimetra mbi portë.

27' Nuk ka gola, por është lojë e bukur, sidomos Arsenali është më i rrezikshëm dhe kërkon me ngulm golin por pa suksese deri me tash.

23' Arsenali luan më shpejt dhe dalin shumë më lehtë në pozitë të mirë për të shënuar.
Chelsea-Arsenali
Stadiumi “Olympic”, Baku).
Gjyqtar: G. Rocchi G. (Italia).
Chelsea: Arrizabalaga, Azpilicueta, Christensen, Luiz, Emerson, Kante, Jorginho, Kovaçiç, Pedro, Giroud dhe Hazard.
Arsenali: Cech, Sokratis, Koscielny, Monreal, Maitland-Niles, Torreira, Xhaka, Kolasinac, Ozil, Lacazette dhe Aubameyang.

18' Arsenali kërkon penallti, por gjyqtari me të drejtë nuk e gjykojë sepse nuk kishte kontakt Lacazzete.

Në Baku lojë e hapur dhe e fortë mes Arsenalit dhe Chelseat, të cilat skuadrat pretendojnë trofeun e Europa League. Granti Xhaka po luan standard dhe me Arsenalin kërkojnë trofeun dhe biletën për në garat e ardhshme të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat