Futbollisti holandez Arjen Robben ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën pas largimit nga kampioni gjerman Bayern Munihu. Janë katër opsionet për të ardhmen e 35-vjeçarit holandez, siç e ka zbuluar dhe vetë Robben në një intervistë për mediat. “Kam ndarë gjithçka në katër kategori”, është shprehur Robben.
“Mund të vendos të shkoj jashtë Europe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Japoni, mund edhe të qëndroj në Europë për të luajtur në një skuadër të madhe por mund të rikthehem edhe në Holandë”, deklaroi Robben, i cili e ka përfunduar në mënyrën më të mirë me Bayernin, duke fituar titullin dhe Kupën e Gjermanisë.