Real refuzon 20 mln euro për lojtarin që ka luajtur 2 ndeshje në 4 vite

Futboll

Real refuzon 20 mln euro për lojtarin që ka luajtur 2 ndeshje në 4 vite

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 01:01
Florentino Perez

Martin Odegaard u transferuar te Real Madrid katër vite më parë, por nuk ka arritur të sigurojë një vend në ekipin e parë. 20-vjeçari i ka kaluar dy sezonet e fundit larg Madridit, i huazuar te Heerenveen në fillim dhe më pas te Vitesse. 

Pavarësisht 11 golave dhe 12 asisteve të dhënë këtë sezon me Vitesse-n, ylli norvegjez duket se do të huazohet përsëri në sezonin e ardhshëm. Holandezja "De Telegraaf" ka zbuluar se lojtari ka zhvilluar një takim sekret me drejtuesin e Ajax-it, Overmars.

Sipas të përditshmes holandeze, Real Madrid ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh të bërë nga Ajaxi për lojtarin. Gjigantët e Eredivisie do të humbasin mesfushorin Frenkie de Jong, i cili do të transferohet te Barcelona këtë verë, dhe duan ta zëvendësojnë atë me Odegaard. Edhe Bayer Leverkusen është interesuar për futbollistin. 

Real-i nuk do ta shesë përfundimisht danezin dhe, pavarësisht se Ajax-i është i gatshëm ta huazojë për dy sezone, madrilenët mendojnë se transferimi në Bundesliga do të ishte zgjedhja më e mirë. Drejtuesit e "Los Blancos" besojnë se kampionati gjerman ka një standard të ngjashëm   me La Liga-n dhe do të kërkojnë ta transferojnë Odegaard te Leverkusen.   

Dani Carvajal ka luajtur një sezon me Bayer Leverkusen në 2013-ën dhe Achraf Hakimi e kaloi sezonin e kaluar i huazuar te Borussia Dortmund. Odegaard, i cili ka luajtur vetëm dy ndeshje me "Los Blancos", ka edhe dy vite në kontratën e tij më Real-in, nga e cila përfiton 90 mijë euro në javë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat