Mesfushori i Lyon, Tanguy Ndombele duket se është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar sa i përket repartit të mesfushës.
Pas Juventusit dhe Real Madrid, në garë për 22-vjecarin janë futur edhe anglezët e Tottenham, të cilët janë gati të bëjnë një ofertë në drejtim të klubit francez.
Ndombele u transferua te Lyon në verën e vitit 2017 nga Amiens, ndërkohë që për shërbimet e tij drejtuesit kërkojnë rreth 90 milionë paund.