Mrekullia e Dardanës

Futboll

Mrekullia e Dardanës

Nga: K. Goca Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:10
Mrekullia e Dardanës

Dardana është anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Dardana e mundi me rezultat bindës 3:0 Bashkimin nga Koretini, në sfidën e barazhit e cila u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Kryetrajneri Erdin Hashani është jashtëzakonisht i lumtur për suksesin, sepse pas përshëndetjes si futbollist aktiv, po i shkon fort mirë edhe si trajner. Dardana ngjitet në ligën e parë, kurse Bashkimi bie në ligën e dytë.

“Urime Ultrasdardanëve dhe gjithë qytetarëve të Kamenicës inkuadrimi në ligën e parë! Faleminderit edhe Diasporës për mbështetje të vazhdueshme. Faleminderit lojtareve të cilët ishin në gjendje të lënë edhe shpirtin në fushë!””, shkruan në faqen e Dardanës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat