Drita pa sulmuesin kryesor

Futboll

Drita pa sulmuesin kryesor

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:27
Kyrian Nwabueze

Kyrian Nwabueze ka gjetur menjëherë skuadër të re pas ndarjes me Dritën. Sulmuesi me nënshtetësi amerikane ka ‘firmosur’ me ekipin e Laçit në Shqipëri. ”Laraskat” e kanë transferuar ish-sulmuesin e Dritës për ta forcuar reparti sulmues në prag të ndeshjeve të Evropës, që quditërisht ekipi laçjan do të luajë në Ligën e Evropës pas pezullimit të Flamurtarit dhe Skënderbeut nga UEFA. 26-vjeçari në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e skuadrës maqedonase të Pobedas, teksa në merkaton e janarit, iu bashkua Dritës, ku shënoi 7 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat