Drejtori i Juves: Do diskutojmë për Pogban pasi ta bëjmë këtë gjë

Futboll

Drejtori i Juves: Do diskutojmë për Pogban pasi ta bëjmë këtë gjë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 09:04
Paul Pogba

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se do të diskutojë një transferim të mundshëm të Paul Pogbas me trajnerin e ri të klubit.

Mesfushori i Manchester United luajti për Juventusin në mes të viteve 2012 dhe 2016, teksa ka qenë i lidhur me një kalim në ish-klubin e tij ose në Spanjë me Real Madridin ose Barcelonën.

Juventusi po kërkon përforcime në mesfushë, pasi ka fituar titullin e tetë radhazi në Serie A në këtë edicion, por përsëri pa sukses në Ligën e Kampionëve me një eliminim në çerekfinale nga Ajax.

Paratici u pyet për një tjetër objektiv të Juventusit, Federico Chiesa të Fiorentinës, para se të pyetej edhe për francezin.

“Federico Chiesa? Sigurisht që kemi një ekip konkurrues. Sa i përket merkatos, ne presim emrin e trajnerit. Ne do të bëjmë vlerësimet e nevojshme pasi ta bëjmë të ditur atë [trajnerin e ri]”.

“Pogba? E njëjta gjë, do të flasim me trajnerin e ri”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat