Conte e do yllin e Realit 

Futboll

Conte e do yllin e Realit 

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:09
Conte e do yllin e Realit 

Spanjollja “Chiringuito TV” raporton se Inter po planifikon të tronditë afatin kalimtar të verës me blerjen sensacionale të yllit të Real Madrid, Gareth Bale.  Sipas medies spanjolle, e njohur për lidhjen që ka me klubin e Realit, Inter kërkon të befasojë botën e futbollit. Trajneri i ri zikaltër Antonio Conte ka kërkuar Gareth Bale për sulmin e skuadrës dhe ky mund të jetë momenti i duhur.  Bale nuk bën më pjesë në planet e Zidanes dhe, teksa është përfolur për një rikthim në Premier League, mesa duket edhe Inter është një pistë interesante.  Pengesa e madhe mund të jetë rroga e lojtarit, i cili fiton 700,000 euro në javë, por që italianët nuk do të ishin kurrsesi në gjendje t’ia paguanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat