Mali i Zi – Kosova, njoftim i rëndësishëm nga Komuna e Prishtinës

Futboll

Mali i Zi – Kosova, njoftim i rëndësishëm nga Komuna e Prishtinës

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Tifozët e futbollit përballjen mes Malit të Zi dhe Kosovës mund ta ndjekin në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në një transmetim në projektor të madh.

‘Dardanët’ në rrugëtimin drejt Euro 2020, sot ndalesën e radhës e kanë në Podgoricë, kur takohen me Malin e Zi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kjo ndeshje do të transhohet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, duke i ftuar të gjithë që të bashkëngjiten për të mbështetur Kosovën.

“Me organizim të Komunës së Prishtinës, sonte në sheshin Zahir Pajaziti do të transmetojmë ndeshjen Mali i Zi – Kosova!  Ju ftojmë të gjithëve të na bashkangjiteni në përkrahje për përfaqësuesen tonë në kualifikimin për EURO 2020!”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës fillon nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat