Thirrja e tmerrshme e një fletushke serbe: Nëse jeni serb, nuk do të luani kundër Kosovës

Futboll

Thirrja e tmerrshme e një fletushke serbe: Nëse jeni serb, nuk do të luani kundër Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:53
Thirrja e tmerrshme e një fletushke serbe: Nëse jeni serb, nuk do luani kundër Kosovës

Kosova është shtet dhe po lufton edhe për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian 2020. Nëse nuk e sigurojnë përmes grupit A, e kanë letrën tjetër përmes play-off-it të Ligës së Kombeve! Mediat serbe apo një fletushkë “Informer” ka llomotitur dhe bërë thirrje për lojtarët që janë serbë që sot mos të luajnë kundër Kosovës!  “Nëse jeni serb, nuk do luani kundër Kosovës. Pesë nga lojtarët tanë nga Mali i Zi nuk duhet të kenë një dilemë të premten!

Serbë, tani tregoni se nderi juaj është më i rëndësishëm se çdo gjë! Nga trajneri nacional Lubisha Tumbakoviq dhe lojtarët e tij Mirko Ivaniç, Filip Stojkoviq, Vukan Saviçeviq, Adam Marushiq dhe Marko Simiç, janë të lindur në Serbi. Ivaniç u lind në Baçki Jarak, Filip Stojkoviq ka lindur në Çuprija dhe Vukan Saviçeviç, Adam Marushiq dhe Marko Simiç janë lindur në Beograd.

Ata të gjithë zgjodhën të luanin për Malin e Zi sepse mendonin se në zgjedhjen e Serbisë ata nuk do të kishin një rast”, shkruan gazeta serbe. Kjo fletushkë ka treguar se u përpoqën t’i marrin në kontakt lojtarët e Cërvena e Zvezdës, si Ivaniçin dhe Stojkoviqin, por ata nuk janë përgjigjur në telefon as në mesazh. Ashtu edhe lojtari i Zvezdës Vukan Saviçeviq, i cili tani vesh fanellën e Wisla nga Krakova, kështu shkruan mes të tjera ky farë “Informeri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat