Depay: Mourinho më çmendi, godita një shok nga zemërimi

Futboll

Depay: Mourinho më çmendi, godita një shok nga zemërimi

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 00:45
Memphis Depay

Memphis Depay, sulmuesi i Holandës dhe Lyon-it, ka kujtuar periudhën e vështirë t ë kaluar te Manchester United në biografinë e tij "Heart of Lion". 

"Duke parë mbrapa, Van Gaal kishte arsye të mira për të më lënë në stol. Kur erdhi Mourinho kam pasur më shumë besim dhe jam stërvitur akoma më mirë, por asgjë nuk ka ndryshuar, edhe pse kam dhënë maksimumin në stërvitje", shkruhet në biografinë e holandezit. 

"Edhe lojtarë si Ibrahimovic, Pogba ose Carrick pyesnin si ishte e mundur që nuk më jepej asnjë mundësi. Mourinho më ka thënë se ishte shumë i kënaqur me punën time, por nuk më ka dhënë asnjë shans për të luajtur. Në atë moment jam çmendur". 

"Jam kthyer në shtëpi pas stërvitjes dhe nuk doja të takoja asnjeri. Ka qenë një periudhë e vështirë, që përkeqësohej çdo ditë. Në disa momente shpërtheja nga zemërimi dhe një ditë kam goditur mikun tim më të mirë në shtëpi". 

"Jam ndalur para se ta plagosja, por më pas më ka ardhur turp. Aty kam prekur fundin, jam befasuar nga sjellja ime".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat