Cillessen:Jam ulur dhe kam folur me të për të... - Bota Sot
Cillessen:Jam ulur dhe kam folur me të për të...

Futboll

Cillessen:Jam ulur dhe kam folur me të për të...

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:54
Cillessen:Jam ulur dhe kam folur me të për të...

Jasper Cillessen, portieri i Barcelona-s dhe Holandës, ka folur për të ardhmen e shokut të tij të kombëtares, Matthijs De Ligt.

"Jam ulur dhe kam folur me të për të ardhmen dhe mundësitë që ka ai, siç kam bërë edhe me De Jong", ka thënë portieri për "Mundo Deportivo". 

"Matthijs është një djalë shumë i mirë dhe e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Unë mund t'i them vetëm gjëra të mira për Barcelona-n, sepse është një klub i madh dhe ndihesh shumë mirë aty". 

Cillessen nuk është i shqetësuar për konkurrencën e madhe që do të kishte De Ligt te katalanasit, ku do ta prisnin Pique, Lenglet dhe Umtiti. "Ai është shumë i ri, është vetëm 19 vjeç. Barcelona-s i duhen lojtarë që luajnë në nivele të larta dhe ai ka cilësitë e duhura për të luajtur aty".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...