Genoa largon Prandellin, Andreazzolit në krye

Futboll

Genoa largon Prandellin, Andreazzolit në krye

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:58
Genoa largon Prandellin, Andreazzolit në krye

Pasi siguroi mbijetesën vetëm në javën e fundit të kampionatit dhe kjo më tepër falë Interit që mundi Empolin, Genoa ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Cesare Prandelli.

Stoli i kuqebluve i është besuar tashmë Aurelio Andreazzolit, ish teknikut të Empolit, i cili luftoi deri javën e fundit për mbijetesë me toskanët, duke u vlerësuar shumë për punën e bërë.

Andreazzoli ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Genoan dhe do të përfitojë një pagë prej 700 mijë eurosh në sezon, ndërsa kuqeblutë këtë vit synojnë të mos kenë më probleme me mbijetesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat