Man Utd e dëshiron Bale, por vetëm në formë huazimi

Futboll

Man Utd e dëshiron Bale, por vetëm në formë huazimi

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:43
Gareth Bale

Skuadra e Manchester United mund ta shpëtojë uellsianin Gareth Bale nga ‘tmerri’ i quajtur Real Madrid.

Skuadra nga ‘Old Trafford’ ka bërë një ofertë në drejtim të Real Madrid për shërbimet e Bale.

‘Djajtë e kuq’ janë të interesuar ta transferojnë reprezentuesin e Uellsit, por vetëm në formë huazimi.

Sipas ‘Mirror’, United janë të gatshëm që ta huazojnë Bale për sezonin 2019/20, me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.

Kjo marrëveshje do t’i ndihmonte edhe Real Madridit pasi do të grumbullonte disa të hyra për të bërë transferime tjera këtë merkato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat