Shqiptari afër Milanit

Futboll

Shqiptari afër Milanit

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:30
Shqiptari afër Milanit

Emanuele Ndoj është një nga lojtarët më të spikatur tek Breshia së bashku me Sandro Tonali

Mesfushori 22-vjeçar me shumë mundësi do të largohet nga kjo skuadër për shkak të marrëdhënies jo të mirë me presidentin.

Sipas asaj që shkruan “TuttoMercatWeb” për shqiptarin ka shfaqur interes Milani.
Trajneri i ardhshëm Marko Xhiampaolo e pëlqen lojtarin dhe mendohet se do t’iu kërkojë drejtuesve të transferojnë mesfushorin. Ndoji ka luajtur 72 ndeshje me skuadrën italiane ku ka shënuar edhe 4 gola.

Për shqiptarin kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për të ardhmen e tij. Për shqiptarin interesohet edhe Bolonja, por dëshira e lojtarit do të ishte të transferohet në Milano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat