Tërhiqet!

Futboll

Tërhiqet!

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:19
Tërhiqet!

Futbollisti Fernando Torres vendos të varë këpucët në gozhdë.

Sulmuesi 35-vjeçar spanjoll, që nga vera e vitit të kaluar është pjesë e skuadrës japoneze, Sagan Tosu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi që ka ardhur momenti të tërhiqet nga futbolli. “Duhet t’ju them diçka të rëndësishme.

Pas 18 vitesh plot emocione, ka ardhur momenti për t’u dhënë fund karrierës sime si futbollist. Të dielën e ardhshme do të shpjegojë gjithçka të gjitha detajet në një konferencë për shtyp, në Tokio”, tha Torres.

Ai ka veshur fanellat e disa skuadrave shumë të rëndësishme në Europë, duke fituar gjithçka në karrierën e tij. Fernando Torres i përket atij brezi të artë të kombëtares së Spanjës, që triumfoi në dy evropian (2008 dhe 2012) dhe një Botëror (2010).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat