Drogba zbulon kandidatin për trajner te Chelsea

Futboll

Drogba zbulon kandidatin për trajner te Chelsea

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:34
Didier Drogba

Didier Drogba ka konfirmuar se ish-shoku i tij i skuadrës te Chelsea, Frank Lampard është në diskutime për të marrë detyrën e trajnerit të “Bluve të Londrës”. Lampard është përfolur fuqishëm si kandidati kryesor për të marrë detyrën e lënë nga trajneri Italian, Maurizio Sarri, i transferuar te Juventus. 

Lampard, i cili sezonin e fundit udhëhoqi skuadrën e Derby, mund të rikthehet te Chelsea, aty ku shkëlqeu për shumë në rolin e liderit të mesfushës. Pavarësisht të gjitha spekullimeve, klubi aktual i Lampard, Derby deklaroi për “Sky Sports” se nuk është zhvilluar asnjë diskutim.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, Drogba zbuloi: “Frank Lampard është personi që konkretisht ndodhet në tratativa për të marrë rolin e trajnerit të Chelseas. Sa për vendimin duhet të qetësoheni. Relaksohuni”. Të premten Chelsea konfirmoi një tjetër rikthim në “Stamford Bridge”, një legjendë e klubit, me Petr Cech që u emërua drejtori teknik dhe i performancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat