Fiton Nigeria

Futboll

Fiton Nigeria

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:38
Fiton Nigeria

Një prej skuadrave më të njohura afrikane, Nigeria, ka mposhtur Guinean me rezultatin e ngushtë 1:0. 

Ndeshja e zhvilluar pasditen e së mërkurës në “Alexandria Stadium” të Aleksandrisë ka qenë tepër e luftuar dhe jo aq e lehtë se sa ishte parashikuar. 

Nigerisë i është dashur 73 minuta për të gjetur golin e avantazhit kur lojtari i Leganes Kenneth Omeru ka zhbllokuar rezultatin duke i dhënë tri pikët të rëndësishme kombit të tij. 

Me këtë fitore, Nigeria mbetet në krye të grupit B të Kupës së Afrikës me gjashtë pikë të plota dhe e ka siguruar kualifikimin për në fazën e nokautit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat