Sarri: Kemi vetëm një objektiv

Futboll

Sarri: Kemi vetëm një objektiv

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:21
Sarri: Kemi vetëm një objektiv

Trajneri i ri i Juventus-it, Maurizio Sarri, është kthyer të flasë pas konferencës për shtyp të zhvilluar ditën e prezantimit të tij. "Ishte momenti të kthehesha në shtëpi dhe Juventus-i ka qenë klubi që më ka kërkuar me më shumë bindje. Kjo më ka bërë të marr një vendim shumë shpejt", ka thënë ish-trajneri i Napoli-t. 

Në lidhje me objektivat: "Do të jetë shumë e vështirë të përsëritet ajo që është bërë në pesë vitet e fundit. Objektivi është që të harrohen të gjithë këto përgjegjësi dhe të argëtohemi, duke argëtuar publikun, me shpresën që t'i japim vazhdimësi fitoreve dhe rezultateve pozitive". 

"Do të doja që skuadra të ruante disa karakteristika nga ekipi i Allegri-t, që të jepte përshtypjen se mund ta vije në vështirësi, por papritur të jepte përshtypjen e kundërt", ka shtuar Sarri në intervistën e dhënë në "Allianz Stadium" për kanalin zyrtar të klubit bardhezi. 

"Më pas është e qartë se filozofia e lojës mund të jetë e ndryshme, por nuk duhen humbur të gjitha aspektet pozitive të ekipit të mëparshëm. Cristiano? Është më i rëndësishëm lojtari për mua sesa unë për lojtarin, me përjashtim të rastit që unë të gjej një lojtar të ri, të cilin mund ta ndihmoj të përmirësohet. Çfarë kampionati do të jetë ai i ardhshmi? Entuziazmues, të paktën në aspektin e trajnerëve". 

"Champions? Duhet ta shikojmë Europën për atë që është, një Juve kaq dominuese në Itali të bën të mendosh se mund të bëjë të njëjtën gjë edhe në Europë, por realiteti është ndryshe. Juventus është mes 10 klubeve më të mirë në nivel europian, por po flasim për sistemet më të mira të mundshme. Në fund, objektivi është vetëm një: të fitojmë". 

Në fund, trajneri italian ka folur edhe për ndryshimet mes Chelsea-t dhe Juventus-it: "Përshtypja e parë që kam pasur pas ardhjes tek Juventus ka qenë vetëdija se kam ardhur te një klub shumë i rëndësishëm. Kam pasur fatin të vija këtu nga Chelsea, një tjetër klub i rëndësishëm, por këtu ka një histori të gjatë, njëqindvjeçare, atje është njëzetvjeçare".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat