Adnan Januzaj fotografohet para varrit të Adem Jasharit

Futboll

Adnan Januzaj fotografohet para varrit të Adem Jasharit

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 07:33
Adnan Januzaj

Sulmuesi anësor i Real Sociedadit dhe i Belgjikës, Adnan Januzaj është fotografuar para varrit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Adnan Januzaj ka zgjedhur që pak nga pushimet e tij ti kalojë edhe në Kosovës.

Sulmuesi i kombëtares se Belgjikës dhe Real Sociedadit është parë në një fotografi ku ka pozuar para varrit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Nuk dihet se kur e ka realizuar këtë fotografi Januzaj, por ish sulmuesi i Manchester United thuhet se është për pushime në Kosovë.

Për Januzajn po ashtu thuhet se ka kërkuar largim nga Real Sociedad ku një ndër skuadrat që ka shprehur interesim është ajo e Sevillas.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat