Leeds shumë serioz para sezonit tjetër, kërkojnë shërbimet e lojtarit të Lazios

Futboll

Leeds shumë serioz para sezonit tjetër, kërkojnë shërbimet e lojtarit të Lazios

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 21:32
Leeds United

Leeds United po përgatitet për një sezon të madh, ku do të synojë promovimin në Premierligë.

Pas thashethemeve që transferuan Buffon tek skuadra angleze, së fundmi raportohet për interesimin e Leeds ndaj lojtarit të Lazio.

‘Football Italia’ shkruan për interesimin e Leeds ndaj Felipe Caicedo, lojtar ky që pëlqehet shumë nga Marcelo Bielsa.

Kontrata e Caicedo me Lazio skadon në qershor të vitit 2020 dhe ai ka një çmim prej 2.5 milionë eurove.

Lojtari kishte kaluar në radhët e Lazio nga skuadra e Espanyol, gjatë verës së vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat