Juventus ka marrëveshje me Buffonin, legjenda do të rikthehet në Torino

Futboll

Juventus ka marrëveshje me Buffonin, legjenda do të rikthehet në Torino

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:34
Gianlugili Buffon

Gianlugili Buffon do të rikthehet tek Juventus, aty ku do të luajë për një sezon si futbollist, më saktë si portier i dytë.

“Calciomercato.com” bën me dije se ka marrëveshje totale mes palëve. Andrea Agnelli e kishte dhënë dritën jeshile prej ditësh, por ishte portieri 41-vjeçar që ka pritur deri më sot për të saktësuar edhe vijim e marrëveshjes, pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.    

Buffon do të luajë për një vit në fushë, pastaj do të veshë kostumin e zyrtarit të klubit. Paga e tij për sezonin e parë do të jetë 4 milionë euro, ndërsa në vijim do të ketë lëvizje të reja në kontratë. Shumë shpejt pritet që të bëhet edhe zyrtarizmi i klubit bardhezi për rikthimin e legjendës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat