Zbulohet shkaku i vdekjes së Florijana Ismailit - Bota Sot
Zbulohet shkaku i vdekjes së Florijana Ismailit

Futboll

Zbulohet shkaku i vdekjes së Florijana Ismailit

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:08
Florijana Ismaili

Zbulohen shkaqet e vdekjes së futbollistes me origjinë shqiptare, Florijana Ismaili, e cila u mbyt në ujërat e liqenit të Comos në Itali.

Pas 3 ditësh kërkime, marina italiane ka arritur të gjejë ditën e djeshme trupin e Florijanës dhe e ka nxjerrë në sipërfaqe, ndërsa nga autopsia është arritur në konkluzionin se ka pësuar arrest kardiak.

Kreu i marinës, Gianfranco Montini shpjegoi se ky rast ka qenë tronditës, edhe pse kishte përvojë të gjatë në nxjerrjen e trupave të mbytur nga liqeni.

“Megjithëse ne jemi profesionistë dhe kemi nxjerrë shumë trupa të pajetë, ky moment ishte mjaft tronditës për ne. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me punën tonë dhe që arritëm të kthejmë trupin te familja që priste e stresuar për informacion nga ne”.

Por cilat kanë qenë shkaqet e mbytjes së Florijanës? Sipas medieve italiane, futbollistja e Young Boys dhe e përfaqësueses së Zvicrës nuk ka marrë në konsideratë një këshillë serioze, që lidhet me ndryshimin e madh të temperaturave jashtë dhe në ujërat e liqenit të Comos.

Ajo ka pësuar infarkt, pasi është hedhur në ujë pa e parapërgatitur më parë trupin për ndryshimin drastik të temperaturës. Pushuesit rekomandohen që të lagin trupin gradualisht dhe më pas të hidhen në ujë, këshillë të cilën Ismaili nuk e ka respektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...