Në pritje të ndonjë emri të madh, Milani gjen portier në Danimarkë

Futboll

Në pritje të ndonjë emri të madh, Milani gjen portier në Danimarkë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 13:07
Andreas Jungdal

Milani ka javë të tëra që tenton të blejë ndonjë futbollist të nivelit të lartë, por deri tani ka vetëm spekulime dhe merkatoja është ndalur te mesfushori i ri i Empolit, Krunic.

Këtë mesjavë klubi kuqezi ka bërë një tjetër goditje, por është nga ato për të ardhmen e largët, që me shumë gjasa do të harrohen shpejt.

Portieri 17-vjeçar Andreas Jungdal, nga Danimarka, është bërë pjesë e Milanit, sepse ka firmosur kontratë, duke lënë Vejlen.

Milani e kishte në provë prej muajsh dhe tashmë është bindur për cilësitë e portierit thuajse 2-metrosh të Danimarkës U17.

Natyrisht, është një investim për të ardhmen, sepse e tashmja quhet Donnarumma, Reina dhe Plizzari. Nëse Donnarumma transferohet te PSG, Milani do të gradojë titullarin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat