Aguero zbuloi fjalët që Messi i tha në zhveshtore pas humbjes nga Brazili

Futboll

Aguero zbuloi fjalët që Messi i tha në zhveshtore pas humbjes nga Brazili

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 01:00
Lionel Messi

Argjentina u eliminua nga Kupa e Amerikës pas humbjes 2:0 nga Brazili në gjysmëfinale.

Lionel Messi, ndër më të mëdhenjtë në histori të futbollit, ka mbetur edhe një herë pa një trofe të madh me kombëtaren e Argjentinës.

Pas ndeshjes, Messi pati akuza të ashpra për gjyqtarët e ndeshjes, duke thënë se favorizuan Brazilin.

Pak ditë pas kësaj ndeshje, Sergio Aguero ka zbuluar fjalët e Lionel Messit, thënë bashkëlojtarëve në zhveshtore, pas humbjes kundër Brazilit.

“Leo bisedoi me ne në zhveshtore dhe mendoj se të gjithë e dini se çfarë na tha”, ka deklaruar Aguero.

“Ai na tha se ekipi kombëtar ka një të ardhme dhe se ne duhet të përqendrohemi në kompeticionin e ardhshëm  që organizohet në vendin tonë. Fjalët e tij do të ndihmojnë lojtarët më të rinj që të ngrenë kokën dhe të vazhdojnë të luftojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat