Mesfushori i Barcelonës: Neymar të kthehet, presim edhe Griezmann

Futboll

Mesfushori i Barcelonës: Neymar të kthehet, presim edhe Griezmann

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 09:34
Neymar, Luis Suarez, Lionel Messi

Rafinha shpreson që Neymar të kthehet te Barcelona për të riformuar “tridentin” magjik me Lionel Messi dhe Luis Suarez. 27-vjeçari brazilian shënoi 105 gola gjatë katër sezoneve të tij në “Camp Nou”, ndaj e njeh mjaft mirë mjedisin katalanas dhe La Liga-n. 

"Shpresoj që Neymar të kthehet, ai është një lojtar i madh, që do t’i bënte me të vërtetë mirë Barcelonës, - tha mesfushori të enjten, nëpërmjet mediave spanjolle. - Unë kurrë nuk kam parë një “trident” si Messi-Ney-Suarez, një magji e pastër. Unë shpresoj , gjthashtu, se vjen edhe Antoine Griezmann".

Sidoqoftë, nëse Griezmann dhe Neymar mbërrijnë te kampionët e La Liga-s, disa lojtarë të tjerë, duke përfshirë edhe Rafinha, mund të largohen. Rafinha, i cili është i kontraktuar në Barcelonë deri në vitin 2020, është objektiv i Valencia, por 26-vjeçari dëshiron të qëndrojë me katalanasit për të ardhmen e afërt: 

"Unë e shoh veten në Barcelonë sezonin e ardhshëm, do të luftoj për të vazhduar aty. Dua të luaj futboll dhe Barcelona është shtëpia ime. Kam kontratë me klubin dhe jam besimplotë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat