Totti do të bëhet ambasador i Real Madridit

Futboll

Totti do të bëhet ambasador i Real Madridit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 19:07
Francesco Totti

Francesco Totti gjithmonë ka pohuar se kurrë nuk dëshiron të largohet nga Roma, megjithëse ishte tunduar në vitin 2001, kur Real Madridi u përpoq ta transferonte.

“Capitano” rrëfeu se Florentino Pérez, në vitin 2016, i kërkoi atij një fanellë, ku shkruante “Shikoni, i vetmi që i tha” jo “Madridit.

Tani që ai ka lënë Giallorossit si menaxher për shkak të problemeve me presidentin e klubit romak, James Pallottan, ai më në fund mund të bëjë ëndrrën realitet dhe të punojë me Los Blancos.

Lamtumira e legjendës

Sot, ‘Corriere della Sera’ dhe ‘La Gazzetta dello Sport’ bënë publike propozimin e ri të merenguezëve , ku Florentino, do t’i ofroi një pozitë të ambasadorit të klubit dhe ish-futbollisti po e mendon seriozisht kalimin te madrilenët.

Ai ka edhe ofertat e Federatës së Futbollit të Italisë, Sampdorias dhe një nga Katari, por Real Madridi, për të, do të përmbushte një ëndërr.

Ndryshe, Totti dhe Daniele de Rossi janë ndër lojtarët e vetëm që kanë filluar dhe mbaruar karrierën te romakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat