Liverpooli në frikë: Klopp merr vendim lidhur me qëndrimin e tij në ‘Anfield’

Futboll

Liverpooli në frikë: Klopp merr vendim lidhur me qëndrimin e tij në ‘Anfield’

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:26
Jurgen Klopp

Skuadra e Liverpoolit është në frikë, shkak për këtë është bërë kontrata e trajnerit aktual të tyre, Jurgenn Klopp.

Jurgen Klopp ka kontratë të vlefshme me “Të Kuqtë” deri në vitin 2022 dhe nuk e mendon një largim të mëhershëm.

Por, sipas asaj që raporton “The Sun”, trajneri gjerman nuk po mendon për zgjatje të kontratës edhe pse klubi janë të interesuar që ai të mbetet edhe më tej në “Anfield Road”.

52 vjeçari mendon se qëndrimi më gjatë te klubi do të ishte ngarkesë e madhe për të dhe për këtë arsye ka ndaluar bisedimet për vazhdim të kontratës.

Ish trajneri i Borussia Dortmund është te Liverpooli që nga viti 2015, teksa së fundmi arriti që shpallet kampion në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat