Milani fikson çmimin për Donnarumma: Do para "cash"!

Futboll

Milani fikson çmimin për Donnarumma: Do para "cash"!

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 19:46
Gigi Donnarumma

Pasi ka zyrtarizuar dhe prezantuar me video Theo Hernandez, Milani është duke menduar edhe për merkaton sa i përket largimeve. Duhet një sakrificë për të financuar një goditje "big", ose ndryshe do të duhen disa largime bashkë.

Përpara dy javësh, u duk sikur Gigi Donnarumma ishte pranë transferimit te PSG, që ofronte para dhe kartonin e Areolas. Por, bllokada kuqezi erdhi me Maldinin dhe Boban, aspak dakord me formulën. Në fakt, sipas tyre, Milani duhet të bëjë një sakrificë, por jo të falë futbollistët.

Kështu, vendimi final ka ardhur: Donnarumma kushton 60 mln euro dhe nuk do të pranohen kartona futbollistësh nëse ata nuk i interesojnë apo bëjnë pjesë në projektin taktiko-teknik.

Ndryshe, portieri i talentuar qëndron kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat