Gjithçka e kryer, James kalon te kjo skuadër

Futboll

Gjithçka e kryer, James kalon te kjo skuadër

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 00:28
James Rodriguez

Gara për nënshkrimin e James Rodriguez është drejt fundit, sipas Sky Sports.

Napoli mbetet i interesuar për lojtarin, por ata mund të përballen me konkurrencën e Atletico Madrid.

Sky raporton se sot ka pasur një përshpejtim për të ardhmen e lojtarit pasi drejtori sportiv i Napolit Giuntoli ishte në Madrid për të negociuar një marrëveshje me ‘Los Blancos’.

Jorge Mendes, agjenti i kolumbianit, ishte gjithashtu në kryeqytetin spanjoll për t’u takuar me drejtorin sportiv të Napolit.

Edhe trajneri Carlo Ancelotti e konfirmoi ditë më parë se do ta pëlqente ta kishte mesfushorin në skuadër për sezonin e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat