Tifozët e Liverpoolit e punësuan një avion për t’u tallur me Manchester Unitedin gjatë një seance stërvitore në Perth të Australisë, ku “Djajtë e kuq” janë duke e filluar turneun parasezonal.
Disa tifozë të Liverpoolit vendosën t’ua rikujtojnë rivalëve suksesin e tyre në Ligën e Kampionëve. Këtë e arritën duke e shfaqur një pankartë në qiell, e cila tërhiqej nga një avion.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit ka udhëtuar në Australi për turneun e tyre parasezonal, pas një fundi zhgënjyes në sezonin e kaluar.
Para se Manchester Unitedi ta fillonte ditën e tretë të stërvitjeve në kampin WACA në Australi, një avion me një pankartë u shfaq në qiell.
Pankarta me shkrimin “Liverpool FC – 6 herë kampionë evropianë!” kaloi mbi kampin stërvitor të Manchester Unitedit.