Agjenti: Barca nuk do ta largojë Coutinhon gjatë kësaj vere

Futboll

Agjenti: Barca nuk do ta largojë Coutinhon gjatë kësaj vere

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:43
Philippe Coutinhon

Barcelona duket se nuk po planifikon ta largojë Philippe Coutinhon nga skuadra.

Transferimi i Antoine Griezmann si dhe interesimi për Neymar JR, kanë bërë që të rriten zërat që largojnë Coutinhon nga mitiku ‘Camp Nou’.

Lojtari ka pasur një sezon të vështirë edicionin e kaluar, duke mos mundur ta gjej formën e tij më të mirë.

Tifozët kanë qenë pak të dëshpëruar me të, dhe me ardhjen e Griezmann dhe transferimin potencial të Neymar, duket sikur nuk ka vend edhe për ish lojtarin e Liverpool.

Gjithsesi, agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se Barcelona nuk do ta largojë brazilianin nga skuadra gjatë kësaj vere.

“Unë nuk do t’i lejojë njerëzit të flasin për Coutinhon dhe ta hedhin poshtë atë, sepse për një vit e gjysmë nuk kemi thënë asgjë. Ne nuk do ta lejojmë këtë sepse Barcelona na ka thënë se ai do të qëndrojë” ka thënë agjenti i lojtarit për ‘Telegraph’.

Në spekulimet që largojnë lojtarin nga ‘Camp Nou’, destinacionet kryesore për lojtarin janë Manchester United, Paris Saint Germain dhe Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat