“Mane duhet ta lë Liverpool dhe të nënshkruajë me Real Madrid”

Futboll

“Mane duhet ta lë Liverpool dhe të nënshkruajë me Real Madrid”

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 21:35
Sadio Mane

Sadio Mane ka marrë një këshillë nga presidenti i Federatës së Futbollit të Senegalit.

27 vjeçari ka fituar Ligën e Kampionëve me Liverpool sezonin e kaluar, por ai nuk duhet të qëndrojë në ‘Anfield’ sipas presidentit të Federatës së Futbollit të Senegalit.

Mane ka përmbushur të gjitha pritshmëritë tek ‘The Reds’, dhe tashmë është këshilluar që të shkojë në drejtim të Real Madrid.

“Të gjithë e dinë se Mane është një nga 10 lojtarët më të mirë në botë dhe ai ka arritur sukses të madh tek Liverpool” ka thënë Saee Seck.

“Ai, krahë Salah e Firmino janë fantastikë. Por, ky është futbollit. Ai fitoi Ligën e Kampionëve, dhe tani ka shansin të shkojë tek Real Madrid. Për mua, mendoj se është skuadra më e mirë në botë. Edhe nëse jam tifoz i Barcelonës, mendoj se Reali është më i miri dhe Mane duhet të mendojë atë ofertë seriozisht” ka thënë tutje presidenti i federatës senegaleze.

Sadio Mane së fundmi është paraqitur me kombëtaren e Senegalit në garat e Kupës së Afrikës, ku ka pasur paraqitje mjaft të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat