Roma kërkon me ngulm Suson, ja detajet e ofertës - Bota Sot
Roma kërkon me ngulm Suson, ja detajet e ofertës

Futboll

Roma kërkon me ngulm Suson, ja detajet e ofertës

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 00:04
Suso

Roma ka nisur sondazhet për të parë mundësitë e transferimit të sulmuesit spanjoll Suso në kryeqytet, klauzola e të cilit për largimin nga Milani është 40 milionë euro dhe vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

Klubi verdhekuq ka kontaktuar me menaxherin e futbollistit për të marrë informacione konkrete dhe për të parë mundësinë e një skontoje rreth 10 milionë euroshe nga ana e Milanit, pasi nuk janë të gatshme të paguajnë klauzolën.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Milanit e kanë lënë vendimin në dorë të Giampaolos, i cili gjatë këtyre ditëve do të shohë mundësinë e përshtatjes së spanjollit në skemën e tij 4-3-1-2 dhe nëse përgjigjet do të jenë negative, atëherë do t’i hapet rruga largimit.

Mediat në Itali raportojnë se Roma është gati të paguajë deri në 30 milionë euro për kartonin e Susos, ose të ofrojë një shkëmbim kokë më kokë me sulmuesin çek Patrick Schick, i cili pikërisht nën drejtimin e Giampaolos, ka shkëlqyer kur ishin të dy te Sampdoria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...