Nuk mjaftojnë 25 milionë, Celtic refuzon përsëri Arsenalin

Futboll

Nuk mjaftojnë 25 milionë, Celtic refuzon përsëri Arsenalin

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 08:23
Kieran Tierney

Arsenal do ta ketë shumë të vështirë që të sigurojë shërbimet e Kieran Tierney.

Tierney i cili luan me skuadrën e Celtic, ka pasur disa paraqitje shumë të mira edicionin e kaluar, duke tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat evropiane.

Arsenal është një nga skuadrat që po kërkon shërbimet e mbrojtësit, duke nisur edhe oferta zyrtare drejt Skocisë.

Dje ishte raportuar se ‘Gunners’ kanë nisur një ofertë të përmirësuar drejt Celtic, duke përfshirë 25 milionë funte.

Sot, ‘Sky Sport News’ raporton se oferta e Arsenal për Tierney është refuzuar nga kampionët e Skocisë.

Në anën tjetër, Napoli është skuadra që po monitoron këtë situatë të lojtarit që ka kontratë me Celtic deri në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat