Sermaxhaj në krye të Dritës - Bota Sot
Sermaxhaj në krye të Dritës

Futboll

Sermaxhaj në krye të Dritës

Nga: K. G. Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:42
Sermaxhaj në krye të Dritës

Ish futbollisti i mirënjohur, Genc Sermaxhaj, është emëruar kryetrajner i juniorëve të Dritës nga Gjilanit.

“Pas një viti të suksesshëm me grupmoshën U15, të FC Drita, tani jam emëruar trajner i ekipit të juniorëve U19, për sezonin e ri 2019/20.

Jam i lumtur me postin që mu është besuar dhe premtoj se do të bëj më të mirën nga vetja ime për sukseset e reja.

Falënderoj klubin dhe koordinatorin e shkollës për besimin që kanë tek unë, kolegët e mi trajnerë të cilët kanë bërë dhe bëjnë punë të mirë me moshat dhe gjithashtu lojtarët me të cilët do kemi bashkëpunim për sezonin vijues, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese!”, shkruan Sermaxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...