I merret patenta

Futboll

I merret patenta

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:37
David Trezeguet

Të shpejtë në fushën e bletë, të papërmbajtshëm edhe në timon. Manisë për ta ngarë makinën me shpejtësisë, por ç’është më e rëndësishmja nën efektin e alkoolit, nuk i ka shpëtuar as ish-sulmuesi i Juventusit dhe i përfaqësueses së Francës, David Trezeguet.

41-vjeçari është gjobitur dhe denoncuar nga policia e Torinos, në Itali, pasi nga matjet e kryera ka rezultuar se ka konsumuar alkool mbi normat e lejuara.

Përtej gjobës, për Trezeguet është marrë edhe masa e heqjes së lejes së drejtimit. Ngjarja ka ndodhur në mërkurën në mbrëmje, teksa po ngiste Jeep-in e tij. Gjatë kontrollit, Trezeguet ka diskutuar gjatë me forcat e patrullës së qarkullimit rrugor.

Mësohet se fillimisht francezi ka refuzuar të krye testin e alkoolit dhe vetëm një orë më pas ka pranuar të bëjë provën etilometrit, madje duke e përsëritur disa herë për të qenë i sigurt për rezultatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat