Van Dijk: Ka ardhur koha që një mbrojtës ta fitojë Topin e Artë

Futboll

Van Dijk: Ka ardhur koha që një mbrojtës ta fitojë Topin e Artë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 10:40
Messi dhe Van Dijk

Virgil Van Dijk ka thënë se ka ardhur kohë që një mbrojtës ta fitojë Topin e Artë, në një kohë kur spekulohet se ai është favoriti kryesor për ta fituar atë para Lionel Messit këtë vit.

Mbrojtësi i Liverpoolit e fitoi çmimin Lojtari i Vitit në Premierligë pasi me paraqitjet e tij në zemrën e mbrojtjes i frymëzoi të kuqtë që ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe ta përfundojnë sezonin në vendin e dytë në Premierligë.

Përfaqësuesi i Holandës tha se e preferon triumfin e klubit të tij në Ligën e Kampionëve para nderimeve personale, por e pranoi se është i lumtur që po konsiderohet edhe për çmime individuale.

“Fitimi i çmimit lojtar i vitit në Premierligë është nder i madh. Është nderi më i madh që mund ta përjetosh sepse ky çmim votohet nga lojtarët”, tha Van Dijk.

“E kam thënë edhe më parë, do ta shkëmbeja atë me Ligën e Kampionëve. Për fat të mirë, nuk më është dashur ta bëj. Është nder për mua që njerëzit po flasin për Topin e Artë, por çfarë mund të bëj unë? Nuk kam kurrfarë ndikimi”, shtoi ai.

“E kuptoj fatin që natyrisht sulmuesit ose 10-shat i fitojnë këto çmime sepse janë më atraktivë për t’i parë. Por, mbase ka ardhur koha ta ndryshojmë këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat