Zgjim në 5 e 30 të mëngjesit, pa telefona dhe tualete – stërvitja strikte e skuadrës së Bundesligës

Futboll

Zgjim në 5 e 30 të mëngjesit, pa telefona dhe tualete – stërvitja strikte e skuadrës së Bundesligës

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 11:58
Ilustrim

Shumica e ekipeve kanë zgjedhur vendet me mot të ngrohtë për të zhvilluar përgatitjet para-sezonale, por një gjë të befasishme ka bërë ekipi i Augsburgut.

Skuadra gjermane ka udhëtuar në Alpet zvicerane për t’u përgatitur për edicionin e ri.

Trajneri Martin Schmidt e ka arsyetuar këtë pasi thotë se stërvitje në këto kushte ndihmon skuadrën të ndërtojë një frymë më të mirë dhe një formë më të lartë atletike.

Lojtarët dhe stafi do të flenë në kabina, teksa do të kenë me vete pajisje bazë, pa dushe apo tualete brenda kabinës.

Ata nuk mund të përdorin telefonat celularë, teksa duhet të ngrihen nga gjumi në orën 5 e 30 të mëngjesit, për të qenë gati për disa ngjitje malore.

Sipas trajnerit, kjo gjë bëhet për të kuptuar aftësitë dhe kufizimet e secilit lojtar. Schmidt gjithashtu beson se kjo metodë do të ndihmojë lojtarët të përballojnë nëse gjërat shkojnë keq gjatë sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat