Në Prishtinë zbarkoi tandemi më i mirë i Fadil Vokrrit!

Futboll

Në Prishtinë zbarkoi tandemi më i mirë i Fadil Vokrrit!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:30
Në foto janë tre futbollistë të gjeneratës së artë, Arbnor Morina, Abdyl Bellopoja dhe Fadil Muriqi!   Emrat që nuk harrohen dhe nuk do të harrohen kurrë. 

Në periudhën e viteve të 80-ta, i ndjeri Fadil Vokrri, si dhe Fadil Muriqi, ishin tandemi më i mirë që e kishte gjenerata e artë e Prishtinës, që garoi për pesë vite rresht në elitën e futbollit ish jugosllav (1983-88).  Vokrri – Muriqi, tandem i hatashëm i asaj kohe! 

Fadil Muriqi ka ardhur në Kosovë për pushime nga Australia e largët, po kësaj radhe është më i emocionuar apo edhe më i mërzitur, sepse i mungon ish bashkëlojtari i dikurshëm Fadil Vokrri, që ndërroi jetë vitin e kaluar me 9 qershor sa ishte në postin e kryetarit të FFK-së.

Muriqi zbarkoi në stadium “Fadil Vokrri” dhe mori pjesë në turneun përkujtimor “Fadil Vokrri”. Emocione të pakufishme.

Në foto janë tre futbollistë të gjeneratës së artë, Arbnor Morina, Abdyl Bellopoja dhe Fadil Muriq!  
Emrat që nuk harrohen dhe nuk do të harrohen kurrë. 

Nuk duhet harruar edhe numrin dhjetë në shpinë që e mbante në fanellë Fadil Muriqi dhe as pranverën e vitit 1986 kur shënoi tre gola për fitoren e Prishtinës me rezultat 3:2 (java 22-të, me 30 mars) kundër Velezhit të Mostarit, kur e turpëroi portierin Petranoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat