Audi Cup: Tottenham mposht Bayernin me penallti dhe ngre trofeun

Futboll

Audi Cup: Tottenham mposht Bayernin me penallti dhe ngre trofeun

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 22:47
Audi Cup

Ishte një ndeshje tepër kompetitive, lojtarët kanë luftuar për çdo top duke treguar një rendiment të lartë.

Lamela ka kaluar anglezët në avantazh në minutën  19’ të takimit. Pas pushimit filluan zëvendësimet, por prapëseprapë niveli i lojës nuk ra, madje sfida u bë më dramatike.

Eriksen dyfishoi rezultatin në minutën e 59’, por bavarezët nuk u dorëzuan duke ngushtuar diferencën me Arp.

Lajmi më i keq i ndeshjes ishte kur Coman duhet të linte lojën i dëmtuar, vetëm tre minuta pasi ishte futur në fushë.

Bayern gjen golin e barazimit me kanadezin Alphonso Davies dhe ishin penalltitë ato që vendosën se kush do të ngrejë trofeun.

Lotarinë e penalltive e ka fituar Tottenham, pas penalltisë së gabuar të Boateng. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat