Lajm i madh për kombëtaren e Kosovës

Futboll

Lajm i madh për kombëtaren e Kosovës

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 15:19
Berisha

Kombëtarja e Kosovës do të mund të llogaris në shërbimet e Valon Berishës për dy ndeshjet e shtatorit që do t’i zhvillojë kundër Çekisë dhe Anglisë në kualifikimet për “Euro 2020”.

Berisha e ka lënë prapa vetes lëndimin që e kishte lënë shumë gjatë jashtë fushave të blerta duke iu kthyer stërvitjeve me ekipin e tij italian, Lazio.

Igli Tare i kishte sakrifikuar 9 milionë euro për transferimin e tij në Lazio nga Salsburgu, por kapiteni i Kosovës pati fillim dhe përfundim të keq të një sezoni, shkaku i lëndimeve, dy operimeve në gju, duke luajtur vetëm 508 minuta në 14 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat