Solskjaer nuk ka dyshime, ja çka thotë për Pogban

Futboll

Solskjaer nuk ka dyshime, ja çka thotë për Pogban

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 08:42
Paul Pogba

Ole Gunnar Solskjaer ka këmbëngulur që ai ka nuk ka dyshim që Paul Pogba ende dëshiron të luajë për Manchester United.

Francezi ka qenë një objektiv për Real Madrid dhe Juventus gjatë verës, me ‘Los Blancos’ madje e kishte si shënjestrën kryesore para mesfushorit të Tottenham Christian Eriksen.

Tashmë Reali i ka vënë syrin Donny van de Beek, çka nënkupton se një lëvizje për Pogban është e pamundur tanimë pasi dritarja e transferimeve në Premierligë mbyllet më 8 gusht.

Ndërsa skuadra e Zinedine Zidanes mund të negocionte akoma një marrëveshje për të sjellë mesfushorin pas dritaren e transferimeve në Spanjë nuk mbyllet deri më 2 shtator, do ta linte Unitedin të paaftë për të nënshkruar me një zëvendësim të përshtatshëm, duke e bërë kështu një transferim edhe më të ndërlikuar.

Dhe Solskjaer është i bindur që fituesi i Kupës së Botës është akoma i lumtur të luajë me fanellën e United, duke u thënë gazetarëve pas fitores me penallti ndaj AC Milan të shtunën se ai nuk ka dyshime se dëshiron të luajë për klubin.

“Po”, tha ai në një konferencë për shtyp kur u pyet nëse mesfushori ende dëshiron të jetë në Old Trafford. “Nuk ka dyshime fare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat