Tottenham arrin marrëveshje për Lo Celso

Futboll

Tottenham arrin marrëveshje për Lo Celso

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 00:14
Lo Celso

Skuadra e Tottenham Hotspur është afër transferimit të një tjetër mesfushori, pas Ndombele.

Mediet britanike bëjnë të ditur se Tottenham ka arritur marrëveshje me Real Betis, për shërbimet e Giovani Lo Celso.

Reprezentuesi argjentinas do t’i kushtojë londinezëve 52 milionë funte, me mundësi që bonuset të shkojnë deri në 8 milionë.

Lo Celso do të ishte mesfushori i dytë që i bashkohet Spursave këtë sezon, pas Tanguy Ndombele që u transferua nga Lyon.

Mbetet të shihet nëse këto raportime janë të sakta dhe Lo Celso do të zyrtarizohet tek Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat