Manchester United dorëzohet përpara Dybalas

Futboll

Manchester United dorëzohet përpara Dybalas

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 09:10
Paulo Dybala

Paulo Dybala do të rinisë stërvitjen këtë të hënë me skuadrën e Juventus pas prishjes së marrëveshjes me Manchester United. Djajtë e kuq kanë qenë në ndjekje të lojtarit këto ditët e fundit për një shkëmbim të mundshëm mes tij dhe Romelu Lukakut.

Por sipas asaj që raporton Telegraf, skuadra angleze nuk ka rënë dakord për kërkesat e Dybalas mbi pagesat. Sipas tyre talenti italian ka kërkuar një pagesë prej 12 milionë eurosh në sezon duke u vendosur mes lojtarëve më të paguar.

Por ky vendim prish punë për Romelu Lukakun i cili kërkon që të largohet nga anglia. Për të interesohet skuadra e Interit e cila do të futet në bisedime me anglezët për të diskutuar për vlerën e largimit. Më herët ata kanë refuzuar një ofertë 60 milionë euro nga Interi për Belgun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat