Matthaus zgjedh ekipin e ardhshëm të James dhe zbulon prapaskenën

Futboll

Matthaus zgjedh ekipin e ardhshëm të James dhe zbulon prapaskenën

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:33
James Rodriguez

James Rodriguez mbetet në qendër të zërave të merkatos. Napoli kërkon të përforcohet dhe kolumbiani është dëshira numër një e klubit italian.

Pavarësisht vështirësive për të gjetur formulën e duhur me Real-in, optimizmi për arritjen e një marrëveshje po rritet. Edhe nga ana e atyre që kanë qenë shumë afër fantazistit në dy vitet e fundit.

Ish-ylli i Bayern, Lothar Matthaus, ka folur pikërisht për kolumbianin në një intervistë të dhënë për "AS". "Është një lojtar i madh dhe më pëlqen shumë, por ka nevojë për trajnerin e duhur dhe për pozicionin e duhur në fushë", ka thënë legjenda e bavarezëve.

"As Bayern dhe as Real Madrid nuk luajnë me një numër 10 dhe ai nuk mund të japë maksimumin për skuadrën, duhet të jetë në qendër të projektit dhe të lojës. Me Zidane dhe Kovac nuk kishte vend për James".

"Kur nuk luan në pozicionin e tij duket në vë shtirësi.  Për shembull, me Kolumbinë luan mbrapa sulmuesit dhe bën atë që do, si Messi te Barcelona, por shumë pak trajnerë luajnë me atë rol".

Më pas ka ardhur një zbulim në lidhje me të kaluarën e afërt të James Rodriguez te Bayern: "James ka qenë gjithmonë një djalosh i shkëlqyer dhe ka një familje të mrekullueshme, por në Gjermani është ndier pak i lënë jashtë", ka thënë Matthaus.

"Për shembull, kur Bayern-i ka fituar kampionatin, e kemi kaluar darkën të gjithë bashkë për të festuar, por ai ka qëndruar i veçuar, larg pjesës tjetër të skuadrës. Nuk më është dukur i lumtur. Për më tepër, Kovac-it nuk i duhej një lojtar si ai".

"Është një lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk ka vend për të në pjesën më të madhe të skuadrave europiane. Napoli do të ishte një opsion shumë i mirë. Me Ancelotti-n si trajner, ai do të çlirohej".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat