Bayern Mynihu kërkon të përforcojë skuadrën - Bota Sot
Bayern Mynihu kërkon të përforcojë skuadrën

Futboll

Bayern Mynihu kërkon të përforcojë skuadrën

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 16:58
Bayern kërkon të përforcojë skuadrën

Bayern Mynihu kërkon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri, dhe janë hedhur në merkato për të gjetur lojtarë cilësorë.

Bavarezët kanë hedhur sytë nga Seria A, dhe pas Ivan Perishiq, tani kërkojnë edhe një lojtar tjetër nga ky kampionat. Sipas “Tuttomercatoweb”, gjermanët kanë në shënjestër, lojtarin e Romës, Xheniz Ynder.

Pasi hoqën dorë nga transferimi i Leroi Sane, i cili u dëmtua më Sitin, dhe pritet të qëndrojë larg fushave për të paktën 6 muaj, drejtuesit gjermanë po shikojnë për lojtarë të tjerë.

Sulmuesi turk i cili u transferua tek verdhekuqtë para dy sezonesh, pëlqehet nga Bajerni, dhe së shpejti mund të bëjnë një ofertë në drejtim të tij. Gjithsesi 22-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Fonseka, dhe nuk do dëshironte ta largonte këtë verë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...