Sterling realizoi tre gola, Pep: Mund të kishte bërë më mirë

Futboll

Sterling realizoi tre gola, Pep: Mund të kishte bërë më mirë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:21
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka analizuar fitoren e thellë të marrë kundër West Ham në ndeshjen hapëse të Premier League.

"Në pjesën e parë nuk kemi luajtur mirë, por një fitore 5-0 në transfertë është e jashtëzakonshme", ka thënë ai për "BBC".

"Duhet të kuptojmë atë që nuk e kemi bërë mirë sot. Unë besoj shumë te taktika, gjërat e vogla, bazike dhe te gjërat që duhet të bësh. Është normale".

Për tregolëshin e Sterling: "Kur lojtarët që luajnë në krah shënojnë, atëherë skuadra do të shënojë shumë gola. Është një gjë e mirë, ai ka shënuar gjatë gjithë fazës parapërgatitore. Megjithatë, në pjesën e parë mund të bënte më mirë".

Për VAR-in: "Duhet të jesh i përgatitur në aspektin psikologjik kur VAR të ndëshkon. Kur po fiton 3-0 mendon se ndeshja është pothuajse e mbyllur, por nuk është e njëjta gjë kur rezultati është 2-0. Duhet të jesh i qetë, nuk do të ndryshojë dinamikën vetëm për ekipin, por edhe për spektatorët".

"Do të jetë një leksion i mirë për të ardhmen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat