Roma nuk do të heq dorë nga Dzeko - Bota Sot
Roma nuk do të heq dorë nga Dzeko

Futboll

Roma nuk do të heq dorë nga Dzeko

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 18:05
Edin Dzeko

Skuadra e Romës duket se megjithatë do të mbajë në skuadër yllin boshnjak, Edin Dzeko.

Dzeko gjatë gjithë afatit kalimtar ka qenë lidhur me një largim të mundshëm nga Roma, me destinacionin e mundshëm Inter.

Lidhur me situatën e lojtarit ka komentuar edhe trajneri i Romës, Paulo Fonesca, i cili ka bërë të ditur se kalkulon në gjigantin e fazës së sulmit.

“Dzeko do të startojë, unë jam duke llogaritur në të. Fokusi i vetëm në merkato është nënshkrimi me qendër mbrojtës” ka thënë Fonesca, transmeton lajmi.net.

Raportimet e fundit bënin të ditur se Roma mund të ofrojë Dzeko + 40 milionë euro për Icardi, por këto zëra zbehen pas deklaratave të Fonesca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat