Presidenti i FFK uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Futboll

Presidenti i FFK uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 09:09
Agim Ademi

Sot shënohet festa e Kurban Bajramit dhe presidenti i FFK, Agim Ademi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e kësaj feste.

Ademi ka uruar shëndet, begati dhe lumturi për të gjithë, duke shpresuar që festa t’i gjej të bashkuar.

Më poshtë ua përcjellim urimin e Ademit, me rastin e Kurban Bajramit.

Të nderuar besimtarë myslimanë!

Të nderuar, drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe KE të FFK-së të ju uroj përzemërsisht këtë festë juve dhe familjeve tuaja.

Uroj që Kurban-Bajrami, të ju gjej të bashkuar, me shëndet të mirë dhe që sa më shumë të mbretërojë harmonia dhe begatia në familjet tuaja.

Kjo festë na frymëzon që të jemi më solidarë, ta respektojmë dhe ta nderojmë më shumë njëri-tjetrin dhe të punojmë më shumë për futbollin tonë.

Zoti ju dhuroftë mbarësi dhe mirësi!

Me respekt

Agim Ademi, president i FFK-së 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat